Rangersi skocez ka fituar 2:1 të enjten mbrëma në shtëpi ndaj Royale Unionit belg, dhe e ka siguruar fazën e 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

Skuadra e Bajramit, i cili luajti deri në minutën e 80-të, kaloi në epërsi me golin e Nicolas Raskinit në minutën e 21-të.

Vaclav Cerny shënoi për 2:0 në minutën e 55-të.

Mysafirët realizuan me Kevin Mac Allisterin gjashtë minuta para fundit, por kjo ishte e tëra.

Rangersi përfundoi në pozitën e tetë me 14 pikë, kurse Royale Unioni në pozitën e 21-të, do të luajë në 1/16 e finales.