Manchester City dhe Chelsea do të përballen me fillim nga ora 18:30 në derbin e xhiros së 23-të në Ligën Premier.
Kjo ndeshje i gjen të dyja ekipet me një formë tejet të luhatshme, megjithatë që të dy skuadrat do të synojnë vetëm fitoren për t’u ngjitur lartë në tabelë.
Manchester City vjen pas humbjes me rezultat 4-2 ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve, teksa Chelsea kishte mposhtur Wolves në shtëpi me rezultat 3-2.
Në përballjen e parë mes këtyre dy skuadrave që ishte zhvilluar në javën e parë të kampionatit anglez, fitues kishin dalë të besuarit e Pep Guardiolës që kanë triumfuar me shifrat 2-0 në ‘Stamford Bridge’.
Nga minuta e parë në këtë takim për Cityn do ta nisin dy blerjet e janarit, Abdukodir Khusanov dhe Omar Marmoush.
Në ndërkohë me formacion ofanziv ka hyrë edhe trajneri Enzo Maresca i cili e nis nga minuta e parë me emra si Palmer, Madueke, Jackson dhe Sancho.
Formacionet zyrtare:
Manchester City: Ederson, Nunes, Khusanov, Akanji, Gvardiol, Kovacic, Gundogan, Bernardo, Marmoush, Foden, Haaland.
Chelsea: Sanchez, James, Chalobah, Colëill, Cucurella, Caicedo, Enzo, Madueke, Palmer, Sancho, Jackson.