Federata e Futbollit e Kosovës e ka emëruar ish-sulmuesin Albert Bunjaku përzgjedhës të ri të grupmoshës U19.

Bunjaku në këtë post vjen pas largimit të Adil Maliqit.

“Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, i cili ishte pjesëmarrës edhe në Kampionatin Botëror 2010 me Kombëtaren A të Zvicrës dhe me karrierë edhe në Bundesligë, do të marrë drejtimin e Dardanëve U19, me synimin për të zhvilluar dhe përgatitur talentet e ardhshme të futbollit”, ka shkruar FFK-ja të enjten.

Bunjaku menjëherë pas përfundimit të karrierës së suksesshme si futbollist aktiv, nisi me profesionin e trajnerit.

Ka qenë pjesë e të rinjve të Leverkusenit.

FFK-ja ka njoftuar po ashtu se ndihmëstrajner i tij te grupmosha U19 e Kosovës, do të jetë Anel Rashkaj, ish kapiteni i Kosovës.

Rashkaj është trajner edhe te Halmstadi suedez.

Karrierën e ka nisur te të rinjtë e Zurichut, Schlierenit e Juventusit në Zvicër.

Më pas ka luajtur edhe për Schaffhausenin, Paderbornin, Rot-Ëeiss Erfurtin, Nurnbergun, Kaiserslauternin, St. Gallenin, Erzgebirge Aue, Viktoria Kolnin e Bonnerin.

U pensionua nga futbolli aktiv në vitin 2022.

Në Superligën e Zvicrës, Bunjaku 41-vjeçari zhvilloi 103 ndeshje ndërsa shënoi 15 gola e gjashtë asistime. 13 gola e një asistim i pati në Bundesligë, në 48 paraqitje.