LeBron James e ka kaluar Michael Jordanin në statistikën e shënimeve të 30 apo më shumë pikë brenda një ndeshjeje, në historinë e ligës NBA.

Këtë sukses, Jamesi e arriti në fitoren 119:102 të Los Angels Lakersit ndaj Atlanta Hawksit.

40-vjeçari, koshashënuesi më i mirë i ligës NBA, realizoi 30 pikë.

30 e më shumë pikë, Jamesi i ka shënuar për herën e 563-të, duke e thyer rekordin e Jordanit të vendosur në vitin 2003.

Ai tani është i katërti për më së shumti ndeshje të luajtura në NBA me 1,523 paraqitje, një më shumë se Dirk Nowitzki.

Robert Parish me 1,611 ndeshje, Kareem Abdul-Jabbar me 1,560 dhe Vince Carter me 1,541, kanë më shumë ndeshje në karrierë sesa Jamesi.

Jordani i fitoi gjashtë kampionate në NBA me Chicago Bullsin në vitet e 90’-ta dhe u bë ikonë e sportit në botë.