Juventusi ende është duke pritur ofertë zyrtare nga Manchester City për mbrojtësin Andrea Cambiaso, por shuma e kërkuar nga “zonja e vjetër” është shumë e lartë.
Mediat në Itali kanë shkruar të premten se City është duke e përgatitur ofertën prej 65 milionë eurove, ndërsa Juventusi insiston që ta lërë të lirë atë vetëm për 80 milionë euro.
Cambiaso ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2029.
Në rast se paguhet shifra prej 80 milionë eurove, Cambiaso do të bëhej mbrojtësi i krahut më i shtrenjtë i të gjitha kohëve bashkë me Lucas Hernandezin, që ishte transferuar te Bayern Munichu në vitin 2020, me të njëjtin çmim.
24-vjeçari ka dy gola të shënuar e dy asistime në 25 paraqitje në edicionin aktual.