Në minutën e 22-të Zurichu mbeti me një lojtar më pak në fushë. Dhe Lindrit Kamberi fitoi rastin të luajë nga minuta e 25-të. Në minutën e 78-të Kamberi shënoi golin e vetëm për Zurichun. Ai realizoi me goditje me kokë, me asistim të Bledian Krasniqit, të aktivizuar në minutën e 57-të.

Por në minutën e 90-të mbrojtësi Kamberi u ndëshkua direkt me të kuq dhe la Zurichun me dy lojtar më pak në fushë.

Zurichu pësoi 3:1 nga Luzerni, të dielën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të të elitës zvicerane.

Luzerni është i treti me 33 pikë. Zurichu tani renditet i gjashti me 30 pikë.