Kapitenia e Kosovës në futboll, Erëleta Memeti, ka bërë dy asistime në Bundesligë, të dielën.

Ajo dha pasimet vendimtare për dy golat e parë të Hoffenheimit që fitoi 3:0 në udhëtim ndaj Jenas. Ndeshja i takoi xhiros së 11-të të elitës gjermane.

Hoffenheimi është i shtati me 18 pikë.

Memeti ka katër gola e pesë asistime në 12 paraqitje këtë edicion.