Federata bindshëm më e suksesshme në vend sa u takon rezultateve, ajo e xhudos, të shtunën e ka mbajtur Kuvendin e Rregullt dhe Zgjedhor.
Agron Kuka e ka fituar besimin për ta udhëhequr Federatën e Xhudos së Kosovës edhe për një mandat katërvjeçar.
Remzi Begu e Anton Cena janë zgjedhur nënkryetarë, ndërsa Driton Kuka, Majlinda Kelmendi, Fatos Tabaku, Mustafë Veseli, Linda Cena e Distria Krasniqi janë anëtarë të Bordit.
Xhudistët kosovarë janë shumë të suksesshëm në arenën ndërkombëtare. Ndër të tjera i kanë pesë medalje olimpike, prej tyre tri të arta.