Khvicha Kvaratskhelia i ka kaluar testet mjekësore te Paris Saint-Germaini dhe ka vendosur që ta mbajë veshur fanellën me numrin 7, numër të cilin deri vonë e kishte mbajtur ylli i skuadrës Kylian Mbappe. 
Mbappe në verën e vitit të kaluar iu bashkua Real Madridit, ndërsa Kvaratskhelia shihet si zëvendësues i tij. 

PSG-ja pritet t’i paguajë Napolit shumën e 70 milionë eurove, ndërsa 23-vjeçari do të bëhej transferimi më i shtrenjtë deri tani në afatin kalimtar të janarit. 

Kvaratskhelia do të nënshkruajë kontratë katër apo pesëvjeçare, me pagë dukshëm më të madhe se që kishte në Itali. 

Te Napoli ai fitonte 1.8 milionë euro në edicion, kurse te parisienët do të ketë pagë prej afro 9 milionë eurove. 

Khavaratskhelia e konfirmoi largimin e tij nga Napoli të enjten në mbrëmje nëpërmjet një videoje të postuar në llogarinë e tij në “Instagram”.