Për herë të tretë, skitarja Lara Gut-Behrami është shpallur sportistja më e mirë e vitit në Zvicër.
Gut-Behrami u shpall më e mira të dielën në ceremoninë “Sport Awards”. 33-vjeçarja është gruaja e ish-futbollistit Valon Behrami.
Lara Gut-Behrami ishte më e mira edhe në vitin 2016 dhe 2023.
“Dua të falënderoj familjen që ishte gjithnjë aty për mua”, ka thënë Gut-Behrami.
Ajo u shpall më e mira në konkurrencë të fortë.
Ndërkohë për herë të katërt rresht sportisti më i mirë i Zvicrës u shpall skitari Marco Odermatt.
Për herë të parë një sportist shpallet më i miri i Zvicrës katër herë rresht.
Titull të rëndësishëm fitoi edhe Granit Xhaka, që u shpall MVP i Zvicrës për vitin 2024.