Kampioni në fuqi i Bundesligës, Bayer Leverkuseni, ka lëshuar pikë të shtunën mbrëma.
Leverkuseni edhe pse ishte në avantazh prej dy golave ka barazuar 2:2 si mysafir me Leipzigun në kuadër të javës së 19-të të kampionatit gjerman.
Patrik Schick në minutën e 18-të realizoi për 1:0 në të mirë të Leverkusenit.
Në minutën e 36-të, Aleix Garcia në minutën e 36-të i dyfishoi shifrat.
Pesë minuta më pas, David Raum shënoi gol të bukur nga goditja e lirë për 2:1.
Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 85-të me autogolin e shënuar nga Edmond Tapsoba.
Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te mysafirët.
Leverkuseni ka 42 pikë në vendin e dytë. Është gjashtë pikë prapa liderit, Bayernit.
Leipzigu ka 32 pikë dhe është në zonën që siguron garat evropiane për edicionin e ardhshëm.