Myrto Uzuni nuk ka stërvitur sërish te skuadra e Granadas.
Reprezentuesi i Shqipërisë po refuzon që t’i vazhdojë stërvitjet te Granada, pasi dëshiron që kontrata aktuale t’i përmirësohet. Në të kundërtën ai mund të largohet nga skuadra që bënë gara në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.
Kështu kanë raportuar të martën mediumet spanjolle.
Uzuni është golashënuesi më i mirë në histori të Granadas.
Ditë më parë është raportuar se skuadra elitare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, FC Austin, ka shprehur interesim për sulmuesin shqiptar.
Kontrata e Uzunit me Granadan është e vlefshme deri në vitin 2026 dhe nëse ndonjë skuadër dëshiron ta blejë, duhet të paguajë 12.5 milionë euro.
29-vjeçari Uzuni iu bashkua Granadas në janar të vitit 2022 nga Ferencvaroshi.