Juventusi është njoftuar me disfatën e parë këtë edicion në Serie A.

“Zonja e vjetër” të shtunën mbrëma si mysafir u mposht nga Napoli me rezultatin 2:1 në derbin e xhiros së 22-të të elitës së futbollit italian.

Randal Kolo Muani në minutën e 43-të shënoi për 1:0 në të mirë të Juventusit.

Frank Anguissa në minutën e 57-të me asistimin e Matteo Politanos i barazoi shifrat.

Goli i fitores u shënua nga Romelu Lukaku në minutën e 69-të.

Belgu ishte i saktë nga pika e bardhë.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, e kompletoi ndeshjen te vendësit.

Napoli mbetet lider me 53 pikë.

Juventusi ka 37 pikë në vendin e pestë.