Ylli brazilian i futbollit, Neymar, ka shkëputur kontratën me klubin arab Al-Hilal me marrëveshje të dyanshme.
32-vjeçari ishte transferuar tek Al-Hilali për 90 milionë euro në verën e vitit 2023, por ka luajtur vetëm shtatë ndeshje për skuadrën për shkak të lëndimeve.
Te klubi arab ishte transferuar nga Parisi.
Pritet që Neymari të kthehet te Santosi në Brazil, ndërsa zyrtarizimi në këtë klub pritet të bëhet shumë shpejt.
Neymari kishte edhe shtatë muaj kontratë me Al Hilalin.