Dy herë kampionia, Naomi Osaka, është tërhequr nga turneu Grand-Slam “Australian Open”, pas lëndimit të pësuar në ndeshjen e raundit të tretë ndaj Belinda Bençiqit.
Japonezja Osaka luajti në raundin e tretë të një Grand-Slami për herën e parë, qëkur u kthye nga pushimi i lindjes në vitin e kaluar.
Katër herë fituesja e turneve Grand-Slam kishte dhimbje në pjesën e abdomenit, ndërsa pasi e përfundoi setin e parë, nuk vazhdoi më.
Osaka ishte mposhtur në raundin e parë të turneut “Australian Open” në vitin e kaluar menjëherë pas rikthimit në arenë, pas pushimit që pati.
Më pas kishte pësuar humbje në raundin e dytë të turneut të “Roland Garrosit” e “Wimbledonit”.