Barcelona ka konfirmuar të enjten se mesfushori Pedri do të jetë pjesë e skuadrës “blaugrana” edhe për kohë të gjatë.

Mesfushori i talentuar ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2030.

Ditë më parë, kontratën e ka vazhduar edhe mbrojtësi Ronald Araujo, ndërsa së shpejti pritet edhe zyrtarizimi i Gavit.

“Barcelona dhe lojtari Pedro Gonzalez ‘Pedri’, janë pajtuar për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2030. Ai e nënshkroi kontratën e re në praninë e presidentit Joan Laporta, zëvendëspresidentit të parë Rafa Yuste, dhe drejtorit të futbollit në klub, Anderson Luis de Souza ‘Deco’”, ka shkruar Barcelona të enjten.

22-vjeçari është paraqitur në 32 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual.

Përveç katër golave të shënuar, ka kontribuuar edhe me katër asistime.