Parma ishte duke fituar 2:1 deri në minutën e 92-të ndaj Milanit.  Por më pas, Milani bëri rikthim dramatik duke triumfuar në fund 3:2.  Ndeshja e zhvilluar të dielën takoi javës së 22-të të Serie A.

Matteo Cancellieri në minutën e 24-t shënoi për 1:0 në të mirë të Parmas.  Christian Pulishiq në minutën e 38-të i barazoi shifrat.  Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.  Në minutën e 80-të, Enrico Del Prato e kaloi sërish në epërsi Parman.  Gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 92-të mesfushori holandez, Tijjani Reijnders shënoi për 2:2.  Tre minuta më pas sulmuesi nigerian, Samuel Chukwueze, e realizoi golin e fitores për 3:2.  Për Milanin kjo ishte fitorja e dytë rresht në të gjitha garat.

Milani ka 34 pikë dhe është në zonën që siguron garat evropiane për edicionin e ardhshëm.
Parma ka 20 pikë në vendin e 17-të. Po lufton për mbetje në ligë.