Roma ka shënuar fitore të rëndësishme në xhiron e fundit të fazës së ligës në Ligën e Evropës.
Skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri fitoi 2:0 ndaj Eintracht Frankfurtit në “Olimpico” të enjten mbrëma.
Angelino në minutën e 44-t dhe Eldor Shomurodov në minutën e 69-të i shënuan golat e fitores.
Roma avancon në 1/16 e finales nga vendi i 15-të me 12 pikë.
Frankfurti në 1/8 e finales kalon me 16 pikë.