Të dielën mbrëma nga ora 20:45, lideri aktual i Serie A të Italisë, Napoli, do të ballafaqohet me Romën në derbin e xhiros së 23-të.

“Giallorossët” janë në ecuri prej gjashtë fitoreve rresht në shtëpi, ndërsa napolitanët i kanë fituar shtatë ndeshjet e fundit në Serie A.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i ka kompletuar të gjitha 22 ndeshjet me Napolin, ndërsa ka kontribuuar me një gol e dy asistime.

Napoli është i pari në tabelë me 53 pikë, tri më shumë se Interi i pozitës së dytë që e ka një ndeshje më pak të luajtur. Roma, që tani drejtohet nga Claudio Ranieri, është e nënta me 30 pikë. 

“Roma është skuadër e madhe, me trajner të ri dhe do të përballemi për herë të parë me të në udhëheqje të ekipit. Tani ekipi ka nisur t’i përgjigjet kërkesave të trajnerit. Ata u janë kthyer rezultateve pozitive. Kështu që duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta përgatisim mirë ndeshjen”, ka deklaruar Rrahmani të enjten në një intervistë dhënë “Radio CRC” në Itali.