PSG dhe Gianluigi Donnarumma janë në bisedime për të rënë dakord për një zgjatje të kontratës.
Alfredo Pedulla raporton se klubi parisien i ka ofruar lojtarit tetë milionë euro plus bonuse.
Por, portieri italian ka refuzuar menjëherë ofertën e tyre dhe ka kërkuar që ajo të rritet në 12 milionë euro.
Paga aktuale e lojtarit është 11 milionë euro në vit, me kontratën e tij që skadon në vitin 2026.
Interi raportohet se është i interesuar për lojtarin dhe mund ta nënshkruajë atë falas në vitin 2026.
Por, PSG nuk e ka ndërmend që ta humbë atë si të lirë, andaj në verë do të planifikojë edhe shitjen e tij.