Skuadra e Lyonit e ka shkarkuar trajnerin Pierre Sage së bashku me ndihmësit e tij.

Shkarkimi i Saget erdhi pas një serie prej pesë ndeshjeve pa fitore.

“Lyoni është detyruar të shkarkojë trajnerin Pierre Sage dhe anëtarët e stafit Jamal Alioui, Rui Lemos, Denis Valor dhe Remy Vercoutre. Ky vendim sportiv nuk e vë në dyshim punën e jashtëzakonshme të kryer nga fillimi i vitit 2024, për të cilën Lyoni do t’i jetë gjithmonë mirënjohës Pierre Saget dhe ekipit të tij”, shkroi të martën në faqen zyrtare klubi i njohur francez.

45-vjeçari Sage ishte trajneri i Lyonit nga nëntori i vitit 2023.

Ai e drejtoi Lyonin në 56 ndeshje duke regjistruar 33 fitore, nëntë barazime dhe 14 humbje.

Pozitën e trajnerit te Lyoni së shpejti pritet ta zë Paulo Fonseca.

Fonseca së fundi u shkarkua te Milani. Edicionin e kaluar e drejtoi Lillen.