Lojtarët si Virgil van Dijk, Mohamed Salah, Alisson Becker, Trent Alexander-Arnold, Ibrahima Konate, Ryan Gravenberch, Alexis Mac Allister, Dominik Szoboszlai dhe Luis Diaz janë lënë të lirë nga trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, për ndeshjen ndaj PSV Eindhovenit.

Kështu ka shkruar të martën mbrëma “Reuters”.

Liverpooli së bashku me Barcelonën janë skuadrat e vetme që e kanë siguruar një të tetën e finales.

Liverpooli është lider me 21 pikë.

Të gjitha shtatë ndeshjet e deritashme i ka fituar. Ndërsa Barça ka tri pikë më pak në pozitën e dytë.

Liverpooli të mërkurën nga ora 21:00 do të luajë me PSV-në në kuadër të xhiros së fundit të fazës së ligës në Champions.

PSV-ja ka 11 pikë dhe renditet në pozitën e 19-të. Aktualisht është në zonën e plejofit.