Pas rinovimit të kontratave me mbrojtësit Ronald Araujo dhe Gerard Martin, Barcelona është afër që t’ia vazhdojë kontratën edhe mesfushorit Pedri.
Të shtunën mediumet spanjolle kanë raportuar se Barça tashmë ka arritur marrëveshje me Pedrin për t’ia vazhduar kontratën deri në verën e vitit 2030.
Kontrata aktuale spanjollit i përfundon në vitin e ardhshëm.
22-vjeçari Pedri tash e disa vite prej më të mirëve në mesfushën e Barcelonës. është mesfushori kryesor i gjigantit katalunas. Ai shquhet për mënyrën e veçantë të lojës.
Në 31 ndeshjet e këtij edicioni, Pedri ka realizuar katër gola dhe ka bërë katër asistime.