Pas tre fitoreve të njëpasnjëshme, Augsburgu do ta vizitojë mbrojtjen e dytë më të fortë në ligë, atë të St. Paulit.
St. Pauli ka pranuar vetëm 21 gola, ndërsa Bayern Munichu prinë në këtë statistikë me vetëm 16 gola të pranuar.
Augsburgu është i 12-ti me 25 pikë, pesë më shumë se St. Pauli që është një pozitë më poshtë.
Ndeshja St. Pauli – Augsburg, zhvillohet të shtunën nga ora 15:30, ndërsa i takon xhiros së 20-të të Bundesligës gjermane.
Trajneri Jess Thorup i Augsburgut, skuadrës ku aktivizohet edhe Elvis Rexhbeçaj, ka thënë se ka pasur bisedë të mirë me sulmuesin 26-vjeçar, që ditë më parë u huazua nga Hoffenheimi.
Mërgim Berisha edhe më herët ka qenë pjesë e Augsburgut.
“Herën e fundit kur e kishim në skuadër, ai luajti edhe për Gjermaninë dhe shënoi shumë gola. Tani duam që ta kthejmë atë në të njëjtën rrugë e ta ndihmojmë të shënojë gola sërish. Jam i bindur se ai mund të na ndihmojë në fazën e sulmit. Mërgimi mund të na ndihmojë. Ai na jep kualitet shtesë dhe fleksibilitet në sulm. Duhet të presim dhe të shohim nëse ai do të luajë nga fillimi, apo do të inkuadrohet më vonë”, ka deklaruar trajneri Thorup të enjten, shkruan “Kicker”.
Berisha ka dy paraqitje në miqësore për Gjermaninë.
Me Augsburgun më herët kishte luajtur në 26 ndeshje, ndërsa kishte kontribuuar me nëntë gola e katër asistime.