Arbitrat e Bundesligës gjermane nga kjo fundjavë do t’u tregojnë tifozëve vendimet të cilat i marrin gjatë rishikimit të situatave në VAR.

Kështu ka shkruar të hënën “Reuters”.

Shumica e klubeve të Bundesligës si Bayer Leverkuseni, Bayern Muncheni, Dortmundi, Freiburgu e Leipzigu janë të kënaqur me këtë vendim.

Shpjegimi i vendimeve është aplikuar edhe muajin e kaluar në gjysmëfinalet e EFL Cup në Angli.

Ndeshja e parë që do të aplikohet ky ndryshim do të jetë në nivelin e dytë të futbollit gjerman, Fortuna Dusseldorf – Ulm, që luhet të shtunën.

Pos ndeshjes Fortuna Dusseldorf – Ulm arbitrat do të japin shpjegim për vendimin e tyre edhe në katër ndeshje të tjera.