Skitarja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi, ka shënuar të shtunën tjetër sukses të madh.
Italiania 18-vjeçare që Shqipërinë e përfaqëson nga maji i vitit 2022, zuri vendin e dytë në sllallom të madh, në garën e Kupës Botërore të zhvilluar në Kranjska Gora të Sllovenisë.
Sara Hector e zuri vendin e parë në podium, ndërsa Alice Robinson nga Zelanda e Re, e kompletoi podiumin.
Për Colturin ishte vendi i dytë për herën e dytë në këtë sezon, dhe i pari në sllallom të madh.
Në fundin e nëntorit të vitit të kaluar, Colturi ishte e dyta në Kupën Botërore në Gurgl të Austrisë, në garën e sllallomit.
Ajo vlerësohet prej skitareve më premtuese.