Mesfushori Bastien Toma ishte më meritori në fitoren e St. Gallenit të dielën pasdite.
Toma kontribuoi me dy asistime në fitoren 3:2 të St. Gallenit ndaj Lausannes.
Kjo ndeshje i takoi javës së 20-të të elitës së futbollit zviceran.
Fillimisht 25-vjeçari Toma asistoi te goli i barazimit për 1:1 në minutën e 11-të.
Më pas asistimin e dytë e bëri te goli i fitores për 3:2 në minutën e 72-të.
Ai luajti deri në minutën e 81-të dhe ishte prej më të mirëve në fushë.
Toma në 34 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat krahas shtatë asistimeve ka edhe tri gola të shënuar.
Albert Vallçi ishte në bankën rezervë te St. Galleni.
Ndërsa te Lausanne qendërsulmuesi Alban Ajdini në lojë u inkuadrua nga minuta e 63-të.
St. Galleni ka 29 pikë në vendin e shtatë.
Lausanne ka dy pikë më shumë dhe renditet në pjesën e epërme të tabelës.