Manchester Unitedi e ka shënuar fitoren e parë në elitën e futbollit anglez, pas ecurisë negative të rezultateve prej tri disfatave e një barazimi.
Të enjten në “Old Trafford”, Manchester Unitedi i drejtuar nga trajneri Ruben Amorim, fitoi me rikthim të rezultatit e me shumë mund ndaj Southamptonit, 3:1.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 21-të, ndërsa trepikëshi u arrit falë “hat-trickut” të 22-vjeçarit Amad Diallo.
Manuel Ugarte shënoi autogol në minutën e 43-të, për epërsinë e mysafirëve.
Rezultati nuk ndryshoi deri në minutën e 82-të, kur më pas ndeshja mori kahe tjetër dhe në skenë u shfaq Diallo.
Diallo realizoi për 1:1 në minutën e 82-të. Për 2:1 shënoi në minutën e 90-të, ndërsa tregolëshin e kompletoi në minutën e 94-t.
Ai tani ka gjashtë gola e po aq asistime në Premier League aktualisht.
Unitedi është në pozitën e 12-të me 26 pikë, ndërsa Southamptoni në pozitën e fundit mbetet me vetëm gjashtë pikë.