Skenë e çuditshme ka ndodhur në elitën e futbollit të Turqisë, në ndeshjen ndërmjet Sivassporit dhe Kayserisporit, që përfundoi 5:2 në të mirë të skuadrës vendëse.

Për Sivassporin dy gola e dy asistime i realizoi Rey Manaj, sulmuesi i Shqipërisë.

Mysafirët e mbyllën ndeshjen me dy futbollistë më pak në fushë.

Por kartoni i parë i kuq, ai i minutës së 23-të, ishte i çuditshëm.

Sulmuesi kamerunas, Stephane Bahoken, iu afrua bashkëlojtarit portugez, Miguel Cardos.

Pas një fjalosje mes tyre, Bahoken e qëlloi me shuplakë bashkëlojtarin e tij.

Gjyqtari nuk e pa rastin, por dhoma e VAR-it po.

Kamerunasit iu dha menjëherë kartoni i kuq dhe pritet të suspendohet për të paktën dy ndeshje.