Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj ka shënuar dy gola dhe dy asistime në ndeshjen e fundit të Sivassporit ndaj Kayserisporit në kuadër të Superligës së Turqisë.
Sivasspori ka fituar me rezultat të thellë 5-2 si vendas ndaj Kayserisporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të.
Më meritori në këtë fitore të Sivassporit padyshim se ishte sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, i cili shënoi dy gola dhe dhuroi dy asistime.
Goli i parë i Manajt erdhi në minutën e pestë për epërsinë 1-0, ndërsa goli i dytë i ditës erdhi në minutën e dytë të shtesës për rezultatin përfundimtar 5-2.
Në anën tjetër, asistimet e sulmuesit shqiptar erdhën në minutën 45+ për golin e 3-0, ndërsa i dyti në minutën e 77-të për golin e 4-1.
Me këtë fitore, Sivasspori është ngjitur në pozitën e 11-të me 23 pikë, ndërsa Manaj shkon në kuotën e gjashtë golave dhe dy asistimeve.