Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Vinicius Jr. nuk po e konsideron largimin nga klubi.

Tekniku italian ka thënë të premten në konferencën për shtyp se këto informata i ka nga vetë futbollisti dhe lajmet se ai do të largohet në verë në kampionatin elitar të Arabisë Saudite për 350 milionë euro, nuk janë të vërteta.

“Ajo që unë e di nga informatat që mi ka dhënë futbollisti, tregojnë se Viniciusi është shumë i lumtur këtu. Dhe dëshiron të bëj histori këtu. Ne jemi në të njëjtën rrugë të gjithë së bashku. Ne i kemi fituar dy Liga të Kampionëve me të. Ai është lojtar i padiskutueshëm. Ai është i lumtur, dëshiron të bëj histori dhe dëshiron të vazhdojë”, ka deklaruar Ancelotti.

Sulmuesi brazilian, 24-vjeçari Vinicius Junior, ka luajtur në 26 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual.

Ka kontribuuar me 16 gola e 10 asistime.