Skuadra e Werder Bremenit nuk heq dorë nga transferimi i sulmuesit kosovar, Mërgim Berisha. 

Kështu kanë raportuar mediume të ndryshme në Gjermani. 

Werderi, që garon në Bundesligë edhe më herët kishte shprehur interesim për sulmuesin e Hoffenheimit.

Berisha pritet të largohet nga Hoffenheimi, ndonëse u transferua në verën e vitit 2023 për plot 14 milionë euro. 

Ai ka pasur një lëndim të rëndë e më pas telashe me ish-trajnerin. Dhe 26-vjeçari nuk shfaqi asnjëherë atë që pritej prej tij te Hoffenheimi.

Kalimi te Werderi mund të realizohet në formë të huazimit.

Werderi aktualisht është i nënti në Bundesligën gjermane me 26 pikë.