Andi Zeqiri e ka shënuar edhe golin e nëntë këtë edicion në të gjitha garat.

Me golin e realizuar nga Zeqiri të dielën, Standard Liege të dielën ka fituar 1:0 ndaj Denderit.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 23-të të elitës së futbollit belg.

Zeqiri e shënoi golin e fitores në minutën e dytë nga penalltia.

25-vjeçari Zeqiri luajti deri në minutën e 68-të.

Reprezentuesi i Zvicrës edhe fundjavën e kaluar shënoi gol ndaj Sint-Truidenses.

Krahas nëntë golave të shënuar, Zeqiri ka kontribuar edhe me tri asistime.

Standard Liege ka 34 pikë kurse Denderi ka 28 pikë.