Niko Kovaç është trajner i Borussia Dortmundit.
Klubi i madh gjerman e zyrtarizoi trajnerin e ri të enjten paradite. Ai e merr drejtimin e skuadrës të dielën.
Kovaç ka firmosur me Borussia Dortmundin kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2026. Vëllai i Nikos, Robert Kovaç dhe Filip Tapaloviq do të jenë ndihmës-trajnerë.
Niko Kovaç është 53-vjeçar, i lindur në Berlin. Është kroat. Për Kroacinë i ka luajtur 83 ndeshje dhe i ka realizuar 14 gola.
Si trajner ka drejtuar Kroacinë, Eintracht Frankfurtin, Bayernin, Monacon e Wolfsburgun.
Dortmundi u nda kohë më parë me Nuri Shahinin për mungesë të rezultateve.