Përfaqësuesja e Danimarkës e ka fituar Kupën e Botës në hendboll sërish.
Danezët të dielën mbrëma në “Unity Arena” në Oslo, triumfuan përballë Përfaqësueses së Kroacisë me rezultatin 32:26.
Për danezët është hera e katërt rresht që triumfojnë në ngjarjen globale të hendbollit.
Në vitin 2019, Danimarka e mposhti Norvegjinë 31:22, në vitin 2021 triumfoi ndaj Suedisë 26:24, kurse në vitin e kaluar e mposhti Francën, 34:29.



























