Golden State Warriors e kanë marrë në skuadër Jimmy Butlerin nga Miami Heat në një shkëmbim që ka përfshirë pesë skuadra në NBA.
35-vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Warriorsin dhe do t’i fitojë 121 milionë dollarë.
Heati ka marrë në skuadër Andrew Wigginsin, P.J. Tuckerin dhe një zgjedhje të rundit të parë.
Në shkëmbim është përfshirë edhe Utah Jazz, që e ka marrë pllejmejkerin e Warriorsit, Denis Schroder.
Toronto Raptors ka marrë Kyle Andersonin, ndërsa Detroit Pistons e mori Lindy Waters III dhe Josh Richardsonin.