Tottenhami dhe Milani raportohet se kanë arritur marrëveshje për shitjen e mbrojtësit Fikayo Tomori sipas raportimeve në Itali.
Spurs lëvizën me hapa të shpejt për të siguruar një marrëveshje me ‘Rossonerët’ për ish-mbrojtësin e Chelseat.
Raportimet e së premtes bën me dije se Tottenhami ka bërë një ofertë për Tomorin, ndërsa tani thuhet se marrëveshja mes dy klubeve është arritur.
Sipas një përditësimi të fundit nga Sky Sport Italia, dy klubet kanë arritur marrëveshje verbale për një shifër prej 25 milionë eurosh plus 5 milionë të tjera bonuse dhe shtesa.



























