Aston Villa raportohet se po synon transferimin e Marcus Rashford pavarësisht dëshirës së tij për të siguruar kalimin tek Barcelona.
Largimi i Jhon Duran në drejtim të Al-Nassr për 77 milionë euro plus shtesa, së bashku me huazimin e Emi Buendias tek Bayer Leverkuseni, ka bërë që Villa të synojë përforcime për sulmin.
Drejtuesit e klubit tashmë kanë identifikuar Rashford si objektivin e tyre kryesor, pasi trajneri Unai Emery thuhet se është një fans i lojës së tij dhe ka shtyrë personalisht që bisedimet të fillojnë.
Emery beson se ai mund ta ndihmojë 27-vjeçarin që ta gjejë sërish formën e tij më të mirë, duke marrë parasysh ambientin e mirë dhe sistemin taktik.



























