Luka Modriq ka shënuar supergol për epërsinë e Real Madridit të dielën ndaj Gironas.

Në ndeshjen e xhiros së 25-të të La Ligas që po luhet në “Bernabeu”, 39-vjeçari Modriq realizoi nga një distancë e largët.

Ai pranoi topin dhe më pas me gjuajtje shumë të fuqishme e të saktë i dha epërsinë madrilenëve.

Për të ishte goli i dytë në La Liga në edicionin aktual, krahas tre asistimeve.