Albion Ademi i kishte nëntë gola e nëntë asistime për Tianjin Jinmen Tiger në edicionin e kaluar të elitës së futbollit kinez.
Me formë të mirë e ka nisur edhe sezonin e ri.
Të dielën në xhiron e dytë të Superligës së Kinës, Ademi e shënoi golin e fitores 2:1 për Tianjin Jinmen Tiger, në udhëtim te Chengdu Rongcheng.
Ademi realizoi pas afro një orë lojë, ndërsa u zëvendësua një minutë para fundit të ballafaqimit.
Skuadra e tij ka katër pikë pas dy ndeshjeve, dy më pak se lideri Shanghai Port.