Anglia ka shënuar fitoren e radhës në kualifikimet për Kupën e Botës 2026. Të hënën mbrëma në “Wembley”, Anglia fitoi 3:0 ndaj Letonisë. Reece James shënoi për 1:0 në minutën e 38-të. Për 2:0 shënoi kapiteni Harry Kane në minutën e 68-të.
Golin e tretë për anglezët e shënoi Eberechi Eze në minutën e 76-të.
Tri ditë më parë në arenën e njëjtë, Anglia shënoi fitore 2:0 ndaj Shqipërisë. Udhëheq në grup me gjashtë pikë, ndërsa Shqipëria e Letonia i kanë nga tri.
Ndeshjen e ardhshme Anglia e ka më 7 qershor ndaj Andorrës.