Nedim Bajrami nuk po e gjen formën më të mirë te skuadra e Rangersit.
Sulmuesi i krahut, Bajrami në pjesën më të madhe të ndeshjeve këtë edicion nuk ka luajtur startues.
Sajti “Rangers News” ka raportuar te hënën se reprezentuesi i Shqipërisë dhe katër futbollistë të tjerë të gjigantit skocez do të duhet që të largohen në afatin kalimtar të verës.
Bajrami në 36 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion në të gjitha garat ka kontribuar me pesë gola dhe katër asistime.
26-vjeçari te Rangersi skocez u transferua në verën e vitit të kaluar nga Sassuolo për katër milionë euro.