Ndeshje shumë të fortë e dramatike kanë zhvilluar Ballkani dhe Prishtina të shtunën, në kuadër të xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Dy golat e vetëm në ballafaqim u shënuan në dhjetë minutat e fundit dhe ndeshja u mbyll pa fitues.
Ballkani dhe Prishtina barazuan 1:1, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin me bar sintetik në Suharekë.
Sunday Adetunji realizoi për vendësit në minutën e 81-të.
Kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit, në skenë u shfaq sulmuesi Axel Gnapi.
Gnapi ndali topin në zonë dhe më pas e plasoi bukur atë në portën e portierit kundërshtar. Ndodhi kjo në minutën e dytë të kohës shtesë.
Kampioni i tri edicioneve të fundit në Kosovë, Ballkani, nuk shfrytëzoi mundësinë për t’iu afruar Dritës në tabelë. Tani mbetet me 40 pikë në vendin e dytë, dhjetë më pak se Drita lidere.
Prishtina pas 23 ndeshjeve të luajtura ka 31 pikë dhe zë pozitën e katërt. 31 pikë i ka edhe Gjilani në vendin e pestë, me një ndeshje më pak të luajtur.
Të dielën nga ora 14:00 luhen edhe dy ndeshjet ndeshjet e fundit të xhiros së 23-të, Gjilani – Feronikeli 74 dhe Dukagjini – Malisheva.