Skuadra e Baselit ka rënë në pozitën e dytë në Superligën e Zvicrës.

Baseli të dielën u ndal në barazim 1:1 në udhëtim nga Luzerni në ndeshjen që i takoi javës së 27-të.

Benie Traore e kaloi në epërsi Baselin në minutën e 41-të.

Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 78-të me golin që e realizoi Stefan Knezeviq.

Xherdan Shaqiri luajti vetëm në pjesën e parë te Baseli kurse Leon Avdullahu e kompletoi ndeshjen.

Albian Ajeti ishte në bankën e rezervistëve.

Te vendësit futbollisti i Kosovës, Donat Rrudhani, luajti deri në minutën e 73-të.

Ndërsa Ismajl Beka i mungoi Luzernit për shkak të lëndimit.

Baseli ka 46 pikë. Pozitën e parë e mban Servette me dy pikë më shumë.

Luzerni është në vendin e tretë me 44 pikë.