Bayern Muncheni nuk ka arritur t’i fitojë pikët e plota në ndeshjen që i takoi javës së 25-të të Bundesligës.
Bayerni të shtunën pasdite u befasua nga Bochumi.
Skuadra e drejtuar nga trajneri, Vincent Kompany, Bayerni u mposht në shtëpi me rezultatin 3:2.
Raphael Guerreiro i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 14-t.
Guerreiro realizoi sërish për 2:0 në minutën e 28-të.
Tre minuta më pas, Jakov Mediq, e ngushtoi rezultatin në 2:1.
Ibrahima Sissoko i barazoi shifrat në 2:2 në minutën e 51-të.
Ndërsa golin e fitores për mysafirët e shënoi Matus Bero në minutën e 71-të.
Bayerni nga minuta e 43-të ishte me një futbollist më pak në fushë pasi mesfushori portugez, Joao Palhinha, u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Bavarezët humbën edhe një penallti në minutën e 22-të.
Bayerni pavarësisht disfatës mbetet lider me 61 pikë.
Në pozitën e dytë është Bayer Leverkuseni me tetë pikë më pak.
Bochumi është në vendin e 16-të me 20 pikë. Po lufton për mbetje në elitë.