Valon Berisha ka shënuar tjetër gol për LASK-un austriak në edicionin aktual.
Goli për 1:1 i shënuar nga Berisha në minutën e 14-të ndaj Klagenfurtit në udhëtim të dielën, ishte i gjashti në total në 29 paraqitje. Ai i ka edhe po aq asistime.
LASK-u të dielën me kontributin e Berishës, fitoi 2:1 në ndeshjen e xhiros së 20-të.
Mesfushori i Kosovës luajti deri në minutën e 64-t.
LASK-u me këtë fitore mbetet në vendin e gjashtë me 28 pikë. Vendi i gjashtë është i fundit i grupit të skuadrave që luftojnë për titull kampioni.