Olympiacosi në edicionin e kaluar e fitoi Ligën e Konferencës, por është turpëruar të enjten mbrëma nga Bodo/Glimti.
Skuadra norvegjeze fitoi 3:0 në shtëpi përballë asaj greke, në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Ligës së Evropës.
Konstantinos Tzolakis në minutën e 13-të shënoi autogol për 1:0, ndërsa dy golat tjerë për vendësit i realizoi nga afërsia danezi Kasper Hogh.
Ndeshja kthyese zhvillohet në Greqi pas një jave.