Futbollistët e Kosovës U17 e kanë shënuar fitoren e parë në raundin e dytë të Ligës B të kualifikimeve për Evropianin e vitit 2025 që mbahet në Shqipëri. 

“Dardanët” e rinj, pas barazimit pa gola me Andorrën, të hënën kanë mposhtur Moldavinë me rezultatin 1:0. Ndeshja u zhvillua në Qipro, ku po zhvillohet turneu i Grupit 4B.  

Golin e fitores për Kosovën e shënoi sulmuesi i Prishtinës, Rin Ahmeti, në minutën e 41-të. 

Pas tri ditësh, Kosova luan me Qipron. 

Te Kosova synojnë kalimin në Ligën A në kualifikimet e ardhshme të grupmoshës U19.

Nga Liga B kualifikimi në Evropian nuk është i mundur.