Reprezentuesi i Kosovës, Lumbardh Dellova, është ndëshkuar me karton të kuq në fitoren e CSKA Sofjes, në ndeshjen ku asistoi lojtari tjetër i “Dardanëve”, Zymer Bytyqi.
CSKA Sofja në udhëtim e mposhti Beroen me rezultatin 2:0, kurse Bytyqi asistoi te goli i dytë që e shënoi Ioannis Pittas në minutën e 72-të.
Për 28-vjeçarin ishte asistimi i dytë këtë edicion.
Krahas dy asistimeve sulmuesi i Kosovës, Bytyqi, ka edhe tre gola të shënuar.
Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën pasdite dhe i takoi javës së 24-t të elitës së futbollit bullgar.
Dellova u ndëshkua direkt me të kuq në minutën e 91-të dhe ishte përjashtimi i parë për të, në këtë edicion.
26-vjeçari Dellova në 25 ndeshjet e zhvilluara ka kontribuar me një gol dhe një asistim.
CSKA Sofia ka 36 pikë dhe zë vendin e tetë.
Beroe ka një pikë më shumë dhe renditet në pozitën e gjashtë.