Derbi i javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Llapit nuk ka dhënë fitues.
Derbi i luajtur të hënën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë përfundoi pa gola, 0:0.
Gjatë 90 minutave skuadra e Prishtinës krijoi më shumë raste të mira shënimi. Por portieri kroat i Llapit, Marijan Çoriq, ishte i pamposhtur.
Rastet nuk i munguan as skuadrës së Llapit.
Me barazimin pa gola kundër Llapit, Prishtina ka bërë një hap prapa në garën për të siguruar nëpërmjet kampionatit një vend që siguron pjesëmarrjen në garat evropiane në edicionin 2025/2026.
Prishtina mbetet në vendin e pestë me 30 pikë.
Llapi po ashtu nuk ka lëvizur nga vendin e i parafundit. Nga 22 ndeshje zë vendin e nëntë me 23 pikë.